Kthehu lart

"Viktima kaloi në fraksion sekondi, nuk munda dot ta shmangia", deputeti rrëfen momentin e tmershëm

"Viktima kaloi në fraksion sekondi, nuk munda dot ta shmangia", deputeti rrëfen momentin e tmershëm  GazetaExpress

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, autori i aksidenti fatal ku humbi jetën një person në autostradën Tiranë-Durrës shpreh keqardhjen për 53 vjeçarin qe dje nderroi jete ne vend.

Në një prononcim për GSH.al deputeti ka treguar për natën e ngjarjes, ndërsa hedh poshtë zërat se ka qenë i alkoolizuar.

“Fatkeqësisht nuk kam mundur ta evitoj aksidentimin e tij megjithë përpjekjen e bërë”, – ka thënë ndër të tjera deputeti Rakipi.
 
“E them me sinqeritetin më të madh që jam tej mase i hidhëruar për atë që ndodhi.E kam thënë dhe e ripërsëris që ndjej keqardhje dhe dhimbje për jetën e viktimës. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt dhe dua të bëj me dije se makina ime është dëmtuar, pasi personi u përplas mbi automjet ndërsa po bëja përpjekje për të manovruar kur dallova hijen e personit. Fatkeqësisht nuk kam mundur ta evitoj aksidentimin e tij megjithë përpjekjen e bërë. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar, sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet për të fshehur të vërtetën e këtij aksidenti që u pa edhe nga të paktën dy a më shumë persona që kaluan rrugën duke mos pyetur për rrezikun që sjell kalimi i saj prej tyre në atë mënyrë aq të pakujdesshme. Policia dhe prokuroria kanë aty provat filmike dhe të gjitha provat e tjera. Nuk jam tip që i fshihem të vërtetës. Në këtë rast ajo është kështu si po e them dhe sikurse e kam deklaruar e nënshkruar para organeve kompetente. Ndërsa gjithçka tjetër është spekullim keqdashësh ndaj emrit dhe figurës time publike. Garantoj gjithkënd në këtë proces kam kërkuar seriozitet maksimal për zbardhjen e të vërtetës. Kërkoj të investigohet deri në detajet më të imtësishme për të nxjerrë në dritë të vërtetën”. 

Duke vijuar më tej, Rakipi shton se atë mëngjes po kthehej, pasi kishte qëndruar deri në mëngjes pranë nënës së një njeriut të tij që po lëngon nga një sëmundje e rëndë.

“Atë mëngjes po kthehesha pasi kisha qëndruar deri në agim në Durrës pranë nënës së një njeriut tim që po lëngon nga një sëmundje e rëndë. E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm, pasi po spekulohet edhe se ku isha, ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes. Në atë moment gjykova se shkuarja menjëherë në polici ishte zgjidhja më e mirë. Nuk i kam telefonuar askujt. I jam nënshtruar testit të alkoolit para kamerave dhe jam trajtuar nga ekspertët sikurse çdo kush tjetër i përfshirë në aksident. Shpreh keqardhje për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Gjithkush është i bindur që në këtë jetë ka plot gjëra që nuk varen prej vullnetit tonë”.

Lidhur me akuzat e PD, deputeti Aqif Rakipi theksin se ai nuk shqetësohet për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. 

“Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi”, – ka përfunduar ai 

    Data: 13 Gusht 2017 15:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera