Kthehu lart

Vijon “odiseja” e gjobave tatimore... pa plan, pa ligj e duke ardhur “fshehtas”

Vijon “odiseja” e gjobave tatimore... pa plan, pa ligj e duke ardhur “fshehtas” GazetaExpress

Vizitat fiskale që kryejnë inspektorët tatimorë në biznese kanë një përmirësim krahasuar me disa vite më parë, por sërish sipërmarrësit raportojnë kontrolle të befta.

Raporti i Monitorimit i Forumit Kombëtar të Biznesit thotë se 70% e kontrolleve të tatimeve bëhen në bazë të riskut, por 30% e tyre janë jashtë planit duke shkelur kështu ligjin e procedurave tatimore. Problemet më të mëdha vërehen në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve.

Në anketën e zhvilluar me Shoqatat e Biznesit, raporti thotë se problemet më të mëdha të tyre janë ndëshkimet nga inspektorët, të pabazuara në ligj apo pa patur prova.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka ulur intensitetin e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve të taksave, ndërsa vlerësohet si një nismë pozitive heqja nga struktura e Drejtorisë së Tatimeve, Njësia e Apelit Tatimor./Klan


    Data: 24 Maj 2018 19:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera