Kthehu lart

Vdes një 27-vjeçar në paraburgimin e Korçës

Vdes një 27-vjeçar në paraburgimin e Korçës GazetaExpress

Enea Ftoi është 27 vjeçari nga Korça i cili ka humbur jetën në qelinë e paraburgimit.

Mësohet se ai ishte arrestua dy ditë më parë për “vjedhje me dhunë”.

Sipas policisë i riu u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit.

Vdekja dyshohet të jetë natyrale. I riu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ka qenë i dënuar më herët për vjedhje.

Ai u arrestua dy ditë më parë pasi i rrëmbeu nga qafa varësen një qytetareje. Bëhet me dije se trupi i pajetë i tij ndodhet në morgun e qytetit.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 11:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera