Kthehu lart

Vdekja e mistershme e 27 vjeçarit në Korçë, familjarët publikojnë imazhet shqetësuese

Vdekja e mistershme e 27 vjeçarit në Korçë, familjarët publikojnë imazhet shqetësuese GazetaExpress

Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në dhomën e sigurisë në komisariatin e Korçës.

Enea Ftoj ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje me dhunë, pasi i kishte varësen e floririt një qytetareje.

Sipas policisë, nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. 

Për këtë rast është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

Por ndërkohë familjarët pretendojnë se ndryshe nga çfarë thotë policia, djali i tyre është dhuna. Familjarët e viktimës, baba i dy fëmijëve janë grumbulluar para komisariatit dhe kanë akuzuar policinë për vrasjen e tij, si dhe kanë edhe një foto të trupit të djalit të tyre për ta vërtetuar këtë.


    Data: 17 Maj 2018 15:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera