Kthehu lart

Vazhdon 'sherri' Basha-Rama për çmimin e energjisë në Shqipëri

Vazhdon 'sherri' Basha-Rama për çmimin e energjisë në Shqipëri GazetaExpress E mërkurë, 19 Prill 2017 18:38

Energji ka futur në ‘sherr’ kryeministri Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Ishte Basha, i cili duke folur nga çadra e protestës së PD-së, para kryeministrisë tha se Rama ka rritur energjinë elektrike dhe qytetarët nuk mundin dot ta paguajnë ata.

Por vetëm pak pas kësaj deklarate reagoi kryeministri Edi Rama, i cili duke hedhur poshtë këtë pretendim të Bashës sqaroi se që nga ardhja në pushtet e të majtës qytetarë paguajnë më pak për energjinë.

Megjithatë, kreu i PD-së, i është rikthyer edhe një herë çmimit të energjisë ditën e sotme, duke e cilësuar kreun e qeverisë së piktor dështak dhe nuk merr vesh nga shifrat.

“Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët dhe këtu tash tre ditë po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë elektrike. Unë them është rritur, ju thoni është rritur, ai thotë se është ulur. Nxjerr faturën time thotë paguan më pak. nuk gënjen Kjo është e vërtetë, sepse njerëzve të kategorisë sime, që janë 25% e popullsisë paguajnë më pak ndërsa 75% e popullsisë paguan më shumë… Edhe po të jesh piktor i dështuar që nuk ke kaluar aritmetikën e liceut e kupton se si janë rritur shifrat”, tha Basha.

Basha, gjithashtu, tha se kjo qeveri është një qeveri kriminale, dhe ka organizuar një komplot ndaj qytetarëve shqiptar.

“Sapo u ktheva nga një udhëtim i shkurtër 6 orësh në funksion të fitores sonë të pashmangshme. Më lejoni të ndaj me ju disa lajme të mira e të gëzueshme mbi fuqizimin e përpjekjes kombëtare për republikën e re por nja dy fjalë për aktualitetin do t’i them se i ndoqa. Ça është republika e vjetër? Është një komplot politik me qëllim mbrojtjen e komplotit ekonomik. Është një teatër me kukulla, me maska e fasada qëllimi i të cilës është të maskojë vjedhjen e shqiptarëve. Demokracia fasadë është një qeveri kriminelësh që shkel ligjin nga mëngjesi deri në darkë sepse përmes abuzimit vjedh xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

    Data: 19 Prill 2017 18:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera