Kthehu lart

Vasili kritikon ashpër: Shpikën furtunë në gotë por doli që ishin vetëm fishekzjarre

Vasili kritikon ashpër: Shpikën furtunë në gotë por doli që ishin vetëm fishekzjarre GazetaExpress

Kreu I LSI-së nuk është kursyer në kritikat drejtuar kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha, pas marrëveshjes së këtyre të dyve për t’i dhënë fund krizës politike.

Vasili është shprehur në një takim me të rinjtë e Tiranës se çadra e opozitës ishte një krizë artificiale për t’I shtuar rëndësinë politike PD-së, një fortunë në gotë për të priodhuar krizë që më pas u zgjidh, por jo në interest ë qytetarëve.

Vasili ka shtuar se rrufetë mes palëve politike rezultoi se ishin në fakt fishekzjarre që dogjën një parash nga ekonomia shqiptare.

“Ne kemi bazuar themelin tonë edhe ne politikë, me parjen sy më sy, me uljen gju më gju. Synimi ynë për të qeverisur vendin vjen nga një bazë shumë e shëndetshme, politika të cilat shpikin furtuna në gotë, kriza artificiale për t’i shtuar vetes rëndësinë, por duke u treguar edhe më artificialë sec janë, për të prodhuar kriza që pastaj pa u kuptuar marrin disa përgjigje që askush s’i kupton por që s’kanë përgjigje për qytetarët, kjo nuk është politika jonë, as qasja jonë.

Edhe ato që ndodhën muajt e fundit, rrufetë e ndërsjelljta që u dukën më së fundi që në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishte provë e vetme edhe e bindjes që njerëzit krijuan, që LSI me sinqeritet u investua edhe në zgjidhjen e asaj krize për të zgjidhur halle të popullit, këtë e kemi bërë me bindje, do e bëjmë dhe në të ardhmen.”-tha Vasili./Gazeta Express

 

    Data: 19 Maj 2017 19:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera