Kthehu lart

U kishte para borxh, biznesmeni nga Durrësi rrëmbehet dhe dhunohet fizikisht

U kishte para borxh, biznesmeni nga Durrësi rrëmbehet dhe dhunohet fizikisht GazetaExpress

Një sipërmarrës është rrëmbyer ditën e djeshme në Durrës, nga dy vëllezër ndaj të cilëve biznesmeni u kishte marrë para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ku 33-vjeçari me iniciale K.P nga Durrësi është marrë forcërisht nga dy vëllezërit J.N. dhe Xh.N.

Siç bëhet me dije nga burime policore, sipërmarrësi është mbajtur për disa orë nga dy vëllezërit, të cilët e kanë rrahur dhe më pas e kanë lënë të lirë.

Por në ekzekutimin e këtij plani, dy vëllezërit nuk kanë qenë vetëm, pasi janë ndihmuar edhe nga një person i tretë nga Tiranë, i identifikuar si Gjergji Qirici.

Blutë e Durrësit janë vënë në dijeni nga banorët e zonës për ngjarjen, të cilët kishin para skenën e rrahjes, ndërsa ata kanë ndihmuar policinë me dhënien e targës së makinës, që u përdorë nga dy vëllezërit për rrëmbimin e biznesmenit, raporton Express.

Menjëherë janë vënë në lëvizje forca të shumta policie, të cilët kanë mundur që të pikasin autorët e kësaj ngjarje, të cilët kanë lënë të lirë biznesmenin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, 33-vjeçari ka shkuar në polici, i cili ka dhënë edhe detajet e para të ngjarjes, duke shpjeguar se arsyeja e rrëmbimit ka qenë një borxh prej 13 mije eurosh.

Biznesmeni kishte blerë një apartament tek dy vëllezërit, por kishte edhe 13 mijë euro për t’ju dhënë, të cilat ai i ka vonuar në kohë.

Kjo ka bërë që ata të shkonin deri në rrëmbimin e tij, madje duke e dhunuar edhe fizikisht. 

/GazetaExpress/

    Data: 17 Prill 2018 11:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera