Kthehu lart

U hodh lakuriq nga kati i 9-të i pallatit! Policia jep detaje për viktimën, 35 vjeçari vuante nga...

U hodh lakuriq nga kati i 9-të i pallatit! Policia jep detaje për viktimën, 35 vjeçari vuante nga... GazetaExpress

Pak minuta më parë një i ri i moshës 35 vjeçare është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.K, i cili është hedhur nga dritarja e banesës së tij, nga kati i nëntë.

Policia njofton se i riu kishte probleme të shëndetit mendor dhe beson se është kjo arsyeja e veprimit të të riut. I riu është hedhur nga dritarja dhe në atë moment nuk ka patur të veshura rroba, përveçse të brendshmeve.

Njoftimi i Policisë:

Durrës.

Informacion paraprak.

Më datë 13.02.2018, në lagjen Nr.6, Durrës është hedhur nga  dritarja e  banesës së tij, ( kati i  9-të) shtetasi  F. K.  35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme  të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Foto u publikua nga JOQ./Gazeta Express


    Data: 13 Shkurt 2018 23:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera