Kthehu lart

U goditën me thikë nga nipi, infermierja e të moshuarve: 19 vjeçari kishte sjellje të çuditshme

U goditën me thikë nga nipi, infermierja e të moshuarve: 19 vjeçari kishte sjellje të çuditshme GazetaExpress

Si çdo ditë infermierja Luljeta ka ardhur t’i shërbejë në shtëpi ciftit të të moshuarve (Shaban dhe Hajrije Agaj), të cilët vuanin nga reumatizma.

Pa dijeni për ngjarjen ajo tronditet kur mëson se cfarë kishte ndodhur me çiftin pas konfliktit me nipin e tyre (Beniamin Kaso). Për kamerën e ‘Klan Plus’ ajo rrëfen marrëdhënien që kishte me dy pacientët të cilët i njihte prej vitesh.

“Paradite erdhëm e vizituam, bëmë vizitë se ai kishte ditëlindjen. Erdhën dy komshinjtë e tjerë, shokët tanë dhe u bëmë katër veta. Erdhëm e uruam paradite. Tani erdha, tani mbasdite vetëm për t’i bërë gjilpërën, nuk di agjë tjetër. Vetëm kur shikoj gjak te dera”.

Në sytë e fqinjëve, çifti ishte i qetë dhe asnjëherë nuk kishin pasur konflikte me ta. Po ashtu edhe me nipin që sot u kthye në agresorin e tyre.

“Hera e parë. Nuk kishin debate, nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë që të bënin debate në fakt. Hera e parë dhe atë djalin që e shihja të vinte këtu”.

Megjithatë jashtë kamerave fqinjët që e njihnin,  tregojnë se autori 19-vjeçar ishte person konfliktual dhe me sjellje shpesh të çuditshme.

Teksa çifti është nën kujdes mjekësor në urgjencën e Traumës, shenjat e gjakut të të moshuarës që ka dalë për të kërkuar ndihmë pas ngjarjes, janë ende të dukshme në hyrje të pallatit./Klan plus


    Data: 12 Tetor 2017 23:19
    Autori: GazetaExpress
    • Familja nga Kukësi që jeton në… bunker

      Familja nga Kukësi që jeton në… bunker 0

    Të tjera