Kthehu lart

U çon ujë të ndotur, drejtori sherr me banorët në Shkodër

U çon ujë të ndotur, drejtori sherr me banorët në Shkodër GazetaExpress

Drejtori i ujësjellësit Mark Molla ka justifikuar përdorimin e mjetit për furnizim me ujë të pijshëm për banorët e përmbytur në Anën e Malit, mjet me të cilin u zhbllokuan ujërat e zeza pak ditë përpara se të dërgohej për furnizim me ujë të pijshëm. 

Edhe pse autoboti është i njëjti në të dy rastet drejtori Molla thotë ai mjet ka disa agregat dhe se ujërat e zeza nuk përzihen me ujin e pijshëm. Pra pompa shtytëse për ujërat e zeza sipas drejtori Molla nuk ka lidhje me çisternën e ujit të pijshëm.

Ndryshe nga drejtori Molla, një banor i Oblikës sapo drejtori përfundoi së sqaruari atë situatë tha të kundërtën. Sipas banorit uji i pijshëm që ka sjellë autoboti i ujësjellësit për banorët e përmbytur ka qenë i ndotur.

Banori thotë se e ka parë me sytë e tij ujin e ndotur dhe te turbullt dhe në këtë mënyrë është detyruar që të mos e përdor dhe ta derdh. Kështu sipas banorit kanë vepruar edhe banorë të tjerë të Oblikës të cilët janë pa ujë të pijshëm për shkak se është përmbytur ujësjellësi Oblika 1. Menjëherë pas këtij reagimi punonjësi i ujësjellësit ne forme presioni i kërkon banorit librezën e ujit. 

    Data: 14 Mars 2018 12:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera