Kthehu lart

TRAGJEDI në Fier, vdes 3-vjeçari

TRAGJEDI në Fier, vdes 3-vjeçari GazetaExpress

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit duke i marrë jetën një fëmije vetëm 3 vjeç.

Vogëlushi ka qenë duke luajtur pranë shtëpisë, kur mbi trupin e tij ka kaluar një karrocë kuajsh.

I vogli ka ndërruar jetë rrugës teksa transportohej në spital. Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. 

Fëmija ndodhej tek gjyshërit e tij në fshatin Cerven të Fier.  

/Gazeta Express

    Data: 13 Gusht 2017 19:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera