Kthehu lart

Tirana e “vjetër” pa energji elektrike... për faj të një pronari lokali

Tirana e “vjetër” pa energji elektrike... për faj të një pronari lokali GazetaExpress

E gjithë zona e Tiranës së “vjetër” nga Brryli deri tek Parlamenti nuk ka energji elektrike për shkak të një dëmi në një fidër që furnizon me energji zonën.

Por punonjësit e OSHEE-së kanë hasur vështirësi këtë të dielë në riparimin e defektit duke lënë qindra banorë pa energji elektrike.

Shkak i pamundësisë së punonjësve për të rregulluar fidrin e dëmtuar është bërë kundërshtia e një pronari të një lokali, i cili biznesin e tij e ka të ndërtuar pikërisht sipër vendit ku ndodhet fidri i dëmtuar.

NJOFTIMI I OSHEE:

Zona nga Brryli deri te Parlamenti, nuk ka energji elektrike, dhe per riparimin e tij OSHEE ka hasur ne kundershtine e te zotit te lokalit, ku eshte ndertuar mbi fidrin e demtuar. Per riparimin e Fidrit, OSHEE eshte e detyruar te hap kanal, pra te kryeje punime te bar-kafeja! Paralelisht me keto negociata, OSHEE po shikon ti jape zgjidhje permes lidhjes unazore./Gazeta Express

    Data: 13 Gusht 2017 19:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera