Kthehu lart

Thirrja për shqiptarët: Hajdeni t'i themi grabitqarëve të heqin thonjtë nga Teatri ynë!

Thirrja për shqiptarët: Hajdeni t'i themi grabitqarëve të heqin thonjtë nga Teatri ynë! GazetaExpress

Edhe dy ditë mbeten nga përfundimi i ultimatumit që shumë artistë i kanë vendosur qeverisë për t’u tërhequr nga vendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, e këtë mbrëmje përmes një mesazhi video, aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu i është drejtua rtë gjithë shqiptarëve me një thirrje të ndjerë.

Asqeriu ka kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve të Tiranës në protestën e fundit të artistëve që kërkojnë ruajtjen e Teatrit Kombëtar si një godinë me vlera të mëdha historike dhe emocionale për ta.

“Jeni të ftuar për të mbrojtur kauzën tonë, jeni të ftuar për të mbrojtur teatrin tuaj, për të mbrojtur traditën tonë kulturore, historinë tonë. Ju ftojmë të gjithëve të jeni aty me ne, për ti thënë grabitqarëve të heqin duart dhe thonjë dhe të largohen nga grabitja e territorit të Teatrit Kombëtar. Ju mirëpresim.”/Gazeta Express


    Data: 13 Qershor 2018 23:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera