Kthehu lart

Tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit

Tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit GazetaExpress

Gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë, të cilët rrëmbyen dhe tentuan të përdhunojnë një 13-vjeçare në Roskovec.

Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti 24 vjeç dhe Marjus Calameni 24 vjeç tentuan të përdhunonin 13 vjeçaren, por ishte e ëma, ajo që e ka shpëtuar ndërsa më vonë kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë.

Sipas bluve të Fierit ata e kanë çuar në një shtëpi të pabanuar, por nuk kanë mundur të kryejnë aktin.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur”, thuhej në komunikatë.

Familjarët pas ngjarjes u shprehën se ajo kishte dalë të shkonte tek shtëpia e xhaxhait si çdo mëngjes për të parë televizor pasi ata nuk kishin një të tillë për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.

Madje sipas tyre njërin prej djemve e njohin mjaft mirë, pasi familjet kanë hyrje – dalje me njëra – tjetrën./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 15:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera