Kthehu lart

Tensione në kuvend! Ruçi "kërcënon" Bashën, kryedemokrati paralajmëron Ramën e Xhafajn

Tensione në kuvend! Ruçi "kërcënon" Bashën, kryedemokrati paralajmëron Ramën e Xhafajn GazetaExpress

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka refuzuar të lirojë foltoren e parlamentit të vendit e për pasojë Gramoz Ruçi është detyruar deri më tani për të dytën herë rradhazi që të ndërpresë seancën plenare.

Basha ka folur gjatë gjithë kohës në lidhje me Fatmir Xhafajn dhe publikimin e përgjimit audio për të vëllain e Ministrit të Brendshëm. Madje Basha u shpreh se policia po intimidon familjen e dëshmitarit X, personi i cili në përgjimin audio të publikuar, fliste me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit.

Me nisjen e seancës pas një pushimi 10 minutësh, Basha qëndroi ende në foltore, çka dhe solli sërish ndërprerjen e punimeve. Por kësaj here Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar Bashën se nëse nuk tërhiqet do të ndëshkohet.

Ruçi: Ju tërheq vëmendjen për ozurpim të foltores. Nuk dua të vazhdoj me masa të tjera, prandaj e ndërpres seancën edhe njëherë

Ndërkohë Basha ka vijuar fjalën e tij në parlament dhe në fund të diskurit ka përdorur një shprehje të Ramës, drejtuar kryeministrit e Ministrit te Brendshëm. Basha ka lene te nenkuptuar se te tjera fakte e publikime do te dalin ne lidhje me Fatmir Xhafajn

“Faktet qe kane dale jane maja e aisbergut, ato qe do te dalin jane nen uje. Edi Rama dhe Fatmir xhafaj, nuk keni pare asgje akoma”./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera