Kthehu lart

Tensione në Kuvend, Basha i "sulet" Ramës, ndërhyn Garda

Tensione në Kuvend, Basha i "sulet" Ramës, ndërhyn Garda GazetaExpress

Ka pasur tension ditën e sotme në Kuvend, teksa kreu i Qeverisë Edi Rama po fliste nga foltorja.

Në një moment, kreu i PD-së Lulzim Basha është ngritur nga vendi dhe është nisur në drejtim të foltores për të marrë fjalën, ndërkohë që Rama po fliste.

Menjëherë në drejtim të Ramës janë nisur gardistët, të cilët i kanë dalë para Bashës duke i zënë rrugën.

Ka qenë Rama, i cili u ka kërkuar gardistëve të iknin, ndërsa më pas Basha është kthyer dhe është ulur, duke bërë kështu që kryeministri Edi Rama të vazhdojë fjalën.

Rama: Pse çohesh, mos u co, nuk kam mbaruar unë

Rama- Gardës: Ikni çuna, uluni çuna

Rama-Berishes: Malli është ndjenjë njerëzore Sali, Sali, e kapi papritur një mall dhe me erdhi përballë dhe u emocionova, por unë nuk e lija ta merrte fjalën para teje, para teje unë atij nuk ia lija fjalën. Se na hidhet Flamuri nga ballkoni i SHQUP po të mos merrje fjalën ti. ia dhe fjalën? Fjalën e ke.

Rama-Ruçit: Gramoz, vetëm Saliu ka ngelur nga PD këtu. po fole ti Sali unë ika. po fole ti unë pushoj

    Data: 13 Tetor 2017 11:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera