Kthehu lart

Të shtunën plas protesta, Rama “braktis” kryeministrinë për ‘Ilir Metën’

Të shtunën plas protesta, Rama “braktis” kryeministrinë për ‘Ilir Metën’ GazetaExpress

Ditën e shtunë opozita bëhet gati për të protestuar përballë kryeministrinë me një kërkesë kryesore, shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por teksa opozita do të protestojë, Rama do të jetë disa kilometra larg më 26 maj. Kryeministri do të shkojë në Berat e më pas në Skrapar (vendlindjen e Presidentit) për të vijuar me fushatën e dëgjimit të ankesave të qytetarëve.

Ndërkohë këtë të enjte pasdite, Rama ka prezantuar projektin Smile Albania, ku 1 mijë të rinj e të reja do të punësohen për të mirëpritur e informuar turistët e huaj në këtë sezon veror, të cilët sipas kryeministrit do të vijnë në masë në Shqipëri.

“Kemi ndërtuar një rrjetë institucionesh për të trajtuar çdo aspekt të sezonit turistik që nga siguria deri tek argëtimi. Shërbimi parësor shëndetësor dhe itineraret e trashëgimisë kulturore. Të ndahemi nga turizmi i zhurmave të mëdha gjatë natës në gjithë vijën bregdetare. Prandaj kemi angazhuar 1000 vajza dhe djem që do vendosen në zonat e mbrojtura dhe pikat bregdetare. Ata do çojnë buzëqeshjen dhe informacionet tek turistët.

Do mësojmë shumë nga ky sezon dhe mund ta themi se do jetë sezoni më i pastër dhe i sigurte. Vjet prekëm tavanin e 5 milionë turistëve, ndërsa këtë vit presim që të kemi rezultat edhe më të mirë. Jam i bindur se ky sezon do jetë surprizë. Do ndihet që ka shtet dhe gatishmëri për t’u shërbyer atyre që vizitojnë shtëpinë tonë të përbashkët”- tha Rama./Gazeta Express

    Data: 24 Maj 2018 19:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera