Kthehu lart

“Të marrsha të keqen o gur!” Ish kryebashkiaku ofendon rëndë vlonjatët

“Të marrsha të keqen o gur!” Ish kryebashkiaku ofendon rëndë vlonjatët GazetaExpress

Aksi rrugor Vlorë –Orikum u bllokua këtë të shtunë për shkak të disa masisëve shkëmborë që ranë në zonën e njohur si “Kalaja”.

Pavarësisht se nuk pati asnjë të lënduar dhe pas disa orësh rruga u bë e kalueshme, një ngjarje e tillë është komentuar nga ish kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika.

Gjika e nis postimin e tij në facebook duke “falenderuar” gurët që bllokuan rrugën, por më pas fjalët e tij ashpërsohen dhe janë të adresë të vlonjatëve. Sipas ish kryebashkiakut, masivët shkëmborë i bllokuan rrugën vlonjatëve për në plazh duke i vonuar kësisoj orarin e llafeve, thashethemeve dhe përgojimeve.

Madje Shpëtim Gjika shkon më tutje kur shprehet se kjo e shtunë ishte një ditë e vërtetë pushimi, pasi i hoqi nga “goja” vlonjatëve “punën” e tyre të përditshme... “llafet për njëri tjetrin”

Statusi i Shpëtim Gjikës:

Të marrsha të keqen o gur !

Si me porosi e bëre sot !

Na bllokove ne vlonjatëve në plazh !

Po shumë mirë na e bëre o gur !

Jo po tërë tangërllëk ne vlonjatët, vijmë në plazh në orën 10 e duam të ikim në orën 13 !

Duam ne të ikim, se medemek aty e kemi plazhin dhe nesër !

Duam të ikim se mbaron orari i llafeve, i thashethemeve, i përgojimeve !

Mos o zot të mungojmë në këtë aktivitet !

Këtu nuk falen mungesat, se po mungove e hëngre, ta futën !

Plazhi aty është dhe nesër !

Sot do merren te gjithë me gurin, shpëtuan njerëzit !

Rrofsh o gur !

Sot na fale një ditë pushimi prej vërteti !

Tani te hoqën o gur, por ti do kujtohesh gjate në mendjet dhe zemrat tona !

Monument do të bëjme o gur, që me prezencën tënde të pa dëshiruar, i dhe Vlorës dhe ne vlonjatëve një dite pa llafe për shoshoqin !

PS: të na falin pushuesit për një ditë të vetme, në të cilën menduam vetëm për veten tonë !/Gazeta Express

    Data: 12 Gusht 2017 22:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera