Kthehu lart

"Të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta...", Majko 'plas bombën' në Kuvend

"Të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta...", Majko 'plas bombën' në Kuvend GazetaExpress

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur pa doreza sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka dhene shembuj konkrete nga eksperienca e tij per te pire kafe me perosna me rekorde kriminale, por qe ka zgjedhur nje rruge tjeter...

"Po, në Shqipëri është krijuar jë shtresë njerëzit që shesin votën. Por duhet ndarë kjo punë, keni marrë 200 mijë vota më pak për ndonjë arsye tjetër, apo se krimi, mafia, droga, paratë e kanabisit kanë ndikuar në këto 200 mijë vota. O jeni viktimë o ka ndodhur diçka tjetër. Cfarë ka ndodhur në Shqipëri me krimin, krimi i organizuar në vend, krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në zona të caktuara. Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë", tha Majko.

Nder te tjera, ai u ndal edhe ne debatin aktual ate te publikimit te fotova nga dy kampet kryesore politike me Durim Kecin.

"Tani paguhemi nga paratë e taksave, jemi dhe po kthehemi në kosto, ka një mallkim shumë të veçantë në Veri, që unë kur e kam dëgjuar më është ngjethur mishi, “të vdektë fjala” dhe duhet ta kuptojmë që në një parlament ku ka më shumë kuptim batuta se sa një diskutim serioz, ne po na vdes fjala. Eshtë mirë që të kuptojmë se ky diskutimi i sotëm më shumë se sa kush ka dalë në foto me kë, të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta, të kuptojmë që ky vend ka filluar një proces të rëndësishëm, po bëhet vetingu, që do vërë prapa hekurave ata që janë të lidhur me krimin e organizuar. S’e kuptoj ku fillon kërkesa juaj që të lërë vetingun në kaos. Edhe sikur nesër të vini ju në pushtet, s’besoj se do bënit ndonjë revolucion", tha ministri Majko. 

/Gazeta Express/

    Data: 13 Tetor 2017 12:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera