Kthehu lart

Të gjithë diskutojnë Tahirin... ambasadori Lu vendos të “tradhëtojë” politikën

Të gjithë diskutojnë Tahirin... ambasadori Lu vendos të “tradhëtojë” politikën GazetaExpress

Teksa të gjithë “gravitetin” e politikës dhe opinionit publik po e mbajnë “supet” e Tiranës, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka vendosur që të bëjë një lëvizje.

Fjala nuk është për një lëvizje politike apo diplomatike, por për një “gjeografike”.

E gjithë vëmendja është përqendruar tek Saimir Tahiri, lidhja e tij e mundshme me grupin kriminal Habilaj, është apo jo i përfshirë ish ministri, e të tjera pyetje që kanë mbajtur tashmë prej thuyajse një jave pezull të gjithë kryeqytetin e mbarë vendin.

Por Ambasadori Donald Lu ka vendosur që t’i japë pak “frymë” vetes dhe axhendës së tij diplomatike, duke kaluar një ditë të qetë në qytetin e Korçës. Lu është fotografuar nën shoqërinë e kryebashkiakut tëe qytetit Sotiraq Filo.

Ambasadori i SHBA-ve do të jetë pjesë e aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen nesër në Korçë, në kuadër të Ditës Amerikane./Gazeta Express

FOTOT jane publikuar nga Oranews


    Data: 21 Tetor 2017 21:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera