Kthehu lart

Të burgosurit sherr më njëri-tjetrin, u vihet flaka dyshekëve në ambientet e paraburgimit në Vlorë

Të burgosurit sherr më njëri-tjetrin, u vihet flaka dyshekëve në ambientet e paraburgimit në Vlorë GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 21:39

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për zjarrin e rënë pasditen e sotme në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Vlorës.

Përmes një njoftim për mediat, Drejtori e Burgjeve sqaron se “pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi I personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelive të personave të futur në izolim në shenjë proteste I kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës.”

Mësohet se pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë vajtur forcat zjarrfikëse, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Po ashtu, në lidhje me ngjarje në fjalë është njoftuar dhe prokuroria Vlorë.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve.

Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është e normalizuar. 

    Data: 21 Prill 2017 21:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera