Kthehu lart

Tahiri në hetim nga Parlamenti, ja struktura që kërkon të ngrejë PD-ja

Tahiri në hetim nga Parlamenti, ja struktura që kërkon të ngrejë PD-ja GazetaExpress

Me 11 anëtarë nga ku kryetari dhe 3 anëtarë do jenë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i LSI dhe 6 anëtarë të mazhorancës parlamentare do të ngrihet komisioni hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike, me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ lidhur me çështjen ku përfshihet si i akuzuar ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Me një afat pune minimalisht tre muaj kërkesa është depozituar ditën e martë nga grupi parlamentar demokrat në kryesinë e Kuvendit.

Ende e pa protokolluar, kjo kërkesë brenda pesë ditëve shkon në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila përcakton edhe përbërjen e komisionit, ku shumicën e ka mazhoranca por kryesinë pala që kërkoi ngritjen e komisionit, Partia Demokratike. 

Burime pranë kryesisië së Kuvendit thanë për ABC News se konferenca e Kryetarëve do të marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë, për t’u njoftuar më pas seancën plenare të 22 shkurtit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

    Data: 14 Shkurt 2018 23:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera