Kthehu lart

​Spahiu: Paratë e hashashit po injektohen në buxhet

​Spahiu: Paratë e hashashit po injektohen në buxhet GazetaExpress

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu akuzoi qeverinë se po tenton që të pastrojë paratë e krimit përmes buxhetit të shtetit

Në report tv ai u shpreh se paratë e pista mund të injektohen në ekonomi përmes investimeve në rrugë, porte apo vepra të tjera.

Intervista

Ka një shqetësim të Bashës, se përmes buxhetit mund të pastrohen para, ju si mendoni a mund të pastrohen para përmes buxhetit?

Fakti që ka pasur bum të hashashit, fakti që këto para ekzistojnë mund të injektohen edhe në ekonomi. Unë këtë plan e shoh edhe si paqartësi të qeverisë. Erdhën pa asnjë program, është zgjidhje copy paste e disa ekspertëve të financave pa dhënë asnjë projeksion. Për derisa këto para ekzistojnë mund të injektohen.

Por si injektohen këto para?

Nëse këto para janë realizuar në këto tregti të zezë, ose injektohen ose mbahen cash, ose transferohen jashtë.

Si mund të përdoren në buxhet?

Investime në ndërtim në rrugë, ose porte. Transferimi jashtë i këtyre parave jashtë është kthyer në stres mesa duket, mbajtja në shtëpi, rrezikon ti humbësh. Prandaj injektohen në ekonomi. 

    Data: 14 Nentor 2017 18:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera