Kthehu lart

Sot lamtumira për Dritan Priftin, momentet e fundit krah familjes

Sot lamtumira për Dritan Priftin, momentet e fundit krah familjes GazetaExpress

Sot do të mbahen homazhet për Dritan Priftin, politikanin shqiptar i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një beteje me një sëmundje të rëndë që ai vuante.

Homazhet do të mbahen tek Muzeu Kombëtar nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit të Energjetikës do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë. Varrimi i Dritan Priftit do të zhvillohet në orën 13:00.

Dritan Prifti ju nënshtrua disa kurave intensive në Itali dhe Gjermani muajve të fundit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i bëjë ballë Leucemisë. Trajtimin e fundit ai e pati në shtetin fqinj, Itali, ku mësohet se ditët e fundit kur u kuptua se gjendja e tij nuk kishte përmirësim, ai i kaloi në shtëpi pranë familjes së tij në Shqipëri.

/Gazeta Express

    Data: 13 Tetor 2017 08:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera