Kthehu lart

"Skifterët" shqiptarë në aksion, si vidhnin karburantet në Itali (VIDEO)

"Skifterët" shqiptarë në aksion, si vidhnin karburantet në Itali (VIDEO) GazetaExpress

Policia italiane ka shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë.

Siç raportojnë mediat italiane, arrestimet janë bërë në territorin e rajonit të Lombardisë gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Ka qenë prokuroria e Milanos, e cila ka lëshuar urdhërarreste me 7 shqiptarë, të moshave nga 22 vjeç deri në 26 vjeç, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur.

Nga hetimet e bëra nga policia, mësohet se banda në fjalë brenda një muaj kishte kryer 29 grabitje, 15 prej të cilave në pika të ndryshme karburanti si dhe 2 grabitje vilash.

/GazetaExpress/

    Data: 14 Mars 2018 10:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera