Kthehu lart

"Situata politike është anormale, kjo qeveri nuk i organizon dot zgjedhjet"

"Situata politike është anormale, kjo qeveri nuk i organizon dot zgjedhjet" GazetaExpress E enjte, 20 Prill 2017 22:24

Agron Duka thotë se vetë situata në të cilën ndodhet vendi, sipas tij, kanë detyruar opozitën që të dalë në protestë me kërkesa jonormale karshi mazhorancës.

Duka foli në Top Story, i ftuar së bashku me Taulant Ballën, Paskal Milon dhe Nard Ndoka.

“Nuk është një situatë normale. Këto 2-3 vitet e fundit ka patur probleme që nuk i ka patur përpara vendi, si kanabisi dhe përfshirja direkte e njerëzve me rekorde kriminale në politikë”, tha ai.

Sipas Dukës, kjo situatë justifikon kërkesën për qeveri teknike.

“Këto nuk janë kushte normale dhe në kushte jonormale, kërkesat nuk janë dhe nuk mund të jenë normale, duke mos patur asnjë fije besimi që me këtë mazhorancë mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Këto shqetësime të opozitës, Duka thotë se janë ngritur nga vetë një pjesë e mazhorancës.

“Organikisht PS dhe LSI nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, por bashkohen vetëm kur u cënohet pushteti. Ne nuk i besojmë ofertës së kësaj mazhorance për zgjedhjet”, u shpreh ai.

    Data: 20 Prill 2017 22:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera