Kthehu lart

Si vdiq i riu nga Korça në paraburgim, prokuroria nis hetimet

Si vdiq i riu nga Korça në paraburgim, prokuroria nis hetimet GazetaExpress

Paraditen e sotme një 27 vjeçar i arrestuar për vjedhje me dhunë u gjet vdekur në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Korçës.

Enea Ftoi ishte ndaluar në datë 14.05.2018, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Por sipas policisë ai u gjet i vdekur në dhomat e paraburgimit pa shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

"U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale".

Hetimi i vdekjes së të riut është marrë në dorë nga Prokuroria e Korçës, e cila ka caktuar një prokuror dhe dy oficere te policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve te ngutshme proceduriale.

Prokuroria ka sekuestruar kamerat e ambienteve te Komisariatit dhe dhomave të sigurisë.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet te kryhet nga dy eksperte, njeri i pavarur dhe nje tjeter nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Por sipas familjarëve ai është rrahur dhe i janë bërë gjilpëra në trup, ndaj dhe ka gjetur vdekjen./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 14:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera