Kthehu lart

Si e nisi emisionin Sokol Balla pas shkarkimit si Drejtor Informacioni të TCH

Si e nisi emisionin Sokol Balla pas shkarkimit si Drejtor Informacioni të TCH GazetaExpress

Këtë të martë gazetari Sokol Balla u njoh me vendimin e Top Channel për tu larguar nga drejtimi i Departamentit të Informacionit. 

Ishte ky një nga lajmet më të komentuara dhe që ka qarkulluar rrufeshëm në portalet shqiptare.Vetë televizioni e konfirmoi largimin me një njoftim të shkurtër ku thuhej se: “Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. 

Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00”.Vetë Balla ka anashkaluar komentet për këtë lëvizje të fortë në karrierën e tij. 

Të martën në mbrëmje e nisi emisionin duke folur direkt për temën e bisedës së asaj ditë që lidhej me buxhetin e shtetit: “Të enjten në Kuvend do të votohet buxheti i shtetit…”. 

    Data: 14 Nentor 2017 21:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera