Kthehu lart

“Si do të ulet Xhafaj me Ministrat e huaj, kur vëllain e ka në burg? S’ju vjen turp juve?!”

“Si do të ulet Xhafaj me Ministrat e huaj, kur vëllain e ka në burg? S’ju vjen turp juve?!” GazetaExpress

Deputeti i PD-së Dashamir Shehi ka ngritur tonet gjatë debatit mes tij e deputetëve socialistë Fatmir Velaj e Elisa Spiropali.

Të ftuar në emisionin Opinion, deputeti demokrat i është drejtuar më një pyetje kolegëve socialistë, duke i vënë në vështirësi në përgjigje.

Debati është fokusuar tek audio- përgjimi i Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brëndshëm Fatmir Xhafaj.

“Si do ulet ministri jot me një homolog të huaj, me ministrin e Italisë ku shkon droga jonë. Nuk të vjen zor ty. Je shqiptar. Si mund të ulet ai ministër kur ka vëllain në burg?!”,- u shpreh Shehi.

    Data: 24 Maj 2018 22:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera