Kthehu lart

Shtypi për vdekje të moshuarën, arrestohet 41-vjeçari nga Devolli

Shtypi për vdekje të moshuarën, arrestohet 41-vjeçari nga Devolli GazetaExpress

Një ditë pasi shtypi për vdekje një të moshuar, policia e Korçës ka vënë në pranga 41-vjeçarin Spartak Sokakun.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Miras, ku Sokaku duke drejtuar një karrocë që tërhiqej me kalë, ka goditur L.K, 74 vjeçe, banuese në Miras të Devollit.

Edhe pse ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës, nuk ka mundur t'ju mbijetojë nga plagët e marra.

Lidhur me këtë ngjarja, policia pasi kryer hetimet e para, materialet e çështjes ia kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

/GazetaExpress/

    Data: 11 Tetor 2017 09:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera