Kthehu lart

Shqiptari sheh policinë në shtëpi dhe hedh thasin me drogë, tenton arratisjen por...

Shqiptari sheh policinë në shtëpi dhe hedh thasin me drogë, tenton arratisjen por... GazetaExpress

re shqiptarë, njëra prej të cilave një vajzë e re, kanë rënë në prangat e policisë italiane, pavarësisht tentativës së tyre për t’u arratisur.

Ngjarja ka ndodhur në Foggia të Italisë, në një vilë në zonën e Vaccarella-s, ku banonin shqiptarët. Sapo kanë konstatuar se policia kishte mbërritur në derën e shtëpisë, njëri prej dy djemve shqiptarë ka marrë thasin me drogë dhe e ka hedhur mbi gardhin rrethues të pronës, në tentativë për ta fshehur nga policia.

Më pas të rinjtë kanë provuar të largohen nga dera e pasme, por nuk kanë shkuar shumë larg.

Karabinierët kanë vënë në pranga Jurgen Bubeqin, Xhulio Mançen dhe Pola Muhametajn. Thasi i “lëshuar” mbi gardh është gjetur me lehtësi dhe në brendësi të tij kishte rreth 4 kilogramë marijuanë. Policia gjithashtu ka sekuestruar një sasi të madhe parash cash të ardhura nga trafikimi i drogës si dhe një sërë dokumentash falso që dispononin shqiptarët./Gazeta Express

    Data: 21 Tetor 2017 23:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera