Kthehu lart

Shqiptari kishte perfeksionuar bandën: Grabisnin makina në vetëm dy minuta

Shqiptari kishte perfeksionuar bandën: Grabisnin makina në vetëm dy minuta GazetaExpress

Pak ditë më parë në Monza u godit një bandë hajdutësh e makinave luksoze ku në pranga ranë edhe shtatë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, në burg tani ndodhet edhe kapo i grupit, ndërsa për organizimin e saj, thuhet se secili prej anëtarëve kishte një rol të përcaktuar mirë, duke bërë të mundur vjedhjen e makinave brenda dy minutave.

Kapoja i bandës konsiderohet shqiptari Ditmir B., 31 vjeç. Hetimet kanë zbuluar garazhet që banda përdorte për fshehjen e makinave, dy prej të cilëve në Monza dhe të tjerët në Milano e Rozzano. Garazhet ishin të nëndheshëm, për të penguar lokalizimin me GPS. Aty makinave iu hiqej sistemi i alarmit dhe i gjurmimit satelitar, iu ndryshoheshin numrat e telajos dhe targat, duke u përgatitur për rishitje.

Anëtarët e bandës kishin detyra precize, që nga gjetja e makinave që do të vidhnin dhe gjurmimi i tyre, ndërkohë që me disa pajisje elektronike bëhej çaktivizimi i alarmit, hapja e makinave dhe ndezja e tyre.

Një nga grabitjet e makinave ka pasur edhe një viktimë, italian nga Monza, pronari i një Range Rover të vjedhur në maj.

Deri tani janë 23 vjedhje të vërtetuara, kryesisht makina Range Rover, Audi, BMW e Jaguar, me vlerë 1.750.000 euro. Nga ato, 17 janë gjetur në zonën e Monzas e Milanos, por edhe në provincat e Anconas, Barit, Bergamos, Brescias, Comos, Genovas, Veronës dhe jashtë Italisë, si në Gjermani, Shqipëri e Malin e Zi, shkruan Panorama.

Vjedhjet bëheshin kryesisht në aeroportin e Malpensas, por edhe në Milano, Bergamo, si dhe në parkimin e një hoteli në Versilia, ku u vodh një Jaguar.

    Data: 13 Tetor 2017 13:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera