Kthehu lart

Shqiptari dhe marokeni terrorizojnë Italinë, me thikë në dorë mes lokalit: “Allahu Akbar”…

Shqiptari dhe marokeni terrorizojnë Italinë, me thikë në dorë mes lokalit: “Allahu Akbar”… GazetaExpress

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Firenze të Italisë ku një shqiptar dhe nja maroken kanë terrorizuar banorët.

Siç bën me dije mediat të dy ata, duke mbajtur thika në dorë, në një diskotekë, kanë bërë thirrje ‘Allahu Akbar’.

Pas këtij incidenti, roja i lokalit të natës ka ndërhyrë, dhe mësohet se nuk ka pasur të lënduar brenda ambienteve të lokalit.

Por, sherri ka vazhduar jashtë, ku shqiptari dhe marokeni, janë përleshur me rojën e lokalit, ndërsa ata janë vënë në pranga nga policia italiane.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre, ndërsa kanë nisur hetimet për të parë nëse ata kanë lidhje me ndonjë organizatë terroriste. /GazetaExpress/ 

    Data: 13 Tetor 2017 09:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera