Kthehu lart

Shpëtohet mrekullisht familja shqiptare në Itali

Shpëtohet mrekullisht familja shqiptare në Itali GazetaExpress

Një ngjarje që mund të përfundon në një tragjedi për një familje shqiptare ka ndodhur ditën djeshme në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se një familje shqiptare me 6 pjesëtarë është asfiksuar nga mosfunksionimi i sobës së drurit.

Mësohet se brenda në banesë kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë burri 44 vjeç, gruaja 38 vjeç dhe katër fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjet.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses, ku bën të mundur dërgimin e tyre në spital.

Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e mosfunksionim të sobës, çka solli edhe asfiksimin e familjes shqiptare.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe me 9 janar, ku një familje në filipinase në Rimini u asfiksua në banesë.

/GazetaExpress/ 

    Data: 12 Janar 2018 17:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera