Kthehu lart

Shpërthim me tritol në Shkodër

Shpërthim me tritol në Shkodër GazetaExpress

Një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 23:45 të mbrëmjes në lagjen Tophane, në Shkodër.

Siç bëhet e ditur nga raportimet e para, tritoli ka shpërthyer në garazhin që është në pronësi të Dedë Kirit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materialet dhe jo të plagosur. Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes është vënë në ndjekje të autorëve, që deri tani dyshohet se kanë qenë 3-4 persona.

Nga ana tjetër, grupi hetimor i ngritur për shpërthimin në fjalë, ka nisur punën për të mbledhur provat e para, që të bëjë zbardhjen e ngjarjes. 

/GazetaExpress/

    Data: 14 Shkurt 2018 07:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera