Kthehu lart

Trafikantët tentojnë arratisjen, policia gjen heroinë dhe kanabis çokollatë në mini-market

Trafikantët tentojnë arratisjen, policia gjen heroinë dhe kanabis çokollatë në mini-market GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 19:58

Pesë persona u arrestuan nga Policia e Tiranës në zonën e “Myslym Shyrit” ndërsa u sekuestrua 1 kg e 24 gramë heroinë dhe 2 kg e 160 gr çokollatë kanabis.

Në një operacion të koduar “BBM”, policia arrestoi Fatjon Bahiti, 27 vjeç, Abdyl Musagaj, 49 vjeç, të dy banues në Elbasan dhe Tomorr Shqezi, 53 vjeç, Ervin Myftiu, 39 vjeç e Nikolin Merko, 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në rrugën "Vangjush Furxhi" shpërndahej lëndë narkotike, ndaj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur arrestimin e personave të përfshirë.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore  kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekje për t’i shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip "Mercedes Benz", dhe më pas ka braktisur makinën dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit  e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur 1 kilogram e 24 gramë Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit  "mini market" në pronësi të Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet  procedurale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 1 kilogram e 24 gramë me lëndë narkotike e llojit Heroinë

- 2 kilogram e 160 gramë lëndë narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva

- 1 automjet i tipit "Alfa Romeo"

- 1 automjet i tipit "Mercedes Benz"

- 12 aparate telefonik

Pesë të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”. 

/Gazeta Express/

    Data: 21 Prill 2017 19:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera