Kthehu lart

Shkeli ligjin e moratoriumit, nis procedimi penal për kreun e Agjensisë të Pyjeve në Korçë

Shkeli ligjin e moratoriumit, nis procedimi penal për  kreun e Agjensisë të Pyjeve në Korçë GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 13:02

Procedohet penalisht për "Shpërdorim detyre" përgjegjësi i Agjensisë të Pyjeve.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,  filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.P, 57 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë Përgjegjës i Agjensisë të Pyjeve pranë Bashkisë Ersekë)

Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke i përpiluar dy leje shfrytëzimi për lëndë drusore një subjekti, duke shkelur ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të pyjeve”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme. /Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 13:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera