Kthehu lart

Shefi i sigurisë së Sali Berishës aksidenton për vdekje 2 persona.."fajtorë viktimat"

Shefi i sigurisë së Sali Berishës aksidenton për vdekje 2 persona.."fajtorë viktimat" Izet Haxhia GazetaExpress

Ish-shoqëruesi personal i Sali Berishës, Izet Haxhia ka zbuluar një aksident të fshehur me pasojë vdekjen e dy personave me biçikletë në Fushë-Krujë., pas të cilit fshihej ish-komandanti i grupit të shoqërimit të Sali Berishë në 1993, kur ishte President.

Sipas një rrëfimi që ai bën në rrjetin social Facebook, makina që i përplasi ata për vdekje, drejtohej nga Komandanti i grupit të shoqërimit të Presidentit të asaj, emër që Izet Haxhia ja sugjeroi Berishës pasi dha vetë dorëheqjen. Haxhia thotë se shefi i sigurisë së Berishës nuk bëri asnjë ditë burg “se dihet kur je me detyre ne shtetin tone edhe kur shkakton viktima, fajtori gjithmonë është viktima”, - shkruan ai. 

Por pse e bën publike historinë në këto momente?

Izet Haxhia thotë se Komandanti i grupit të shoqërimit nuk mundi të kalojë dot brejtjen e ndërgjegjes nga ky aksident, dhe ndaj dha dorëheqjen duke u larguar në Amerikë. Të njëjtin shembull, Haxhia thotë se duhet ta ndjekë edhe deputeti Aqif Rakipi që gjatë ditës së djeshme përplasi me makinën që ai drejtonte një këmbësor pranë kthesës së Kamzës, duke i marrë atij jetën. Deputeti i PDIU-së po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa fajtor për aksidentin nga ekspertiza e deritanishme ka dalë viktima. Deputeti do të hetohet për largimin nga vendi i ngjarjes, ku pak minuta më pas u vetëdorëzua në komisariatin numër 2 në Tiranë.

Ja cfare shkruan Izet Haxhia ne Facebook

Kur mora detyren e komandantit te grupit te shoqerimit te Berishes ne prill te 1992 ,mu dha edhe detyra po nga Berisha te beja perzgjedhjen e pjestareve te grupit te shoqerimit qe perbehej nga 16 vete.

Nga pjestaret e grupit te shoqrimit te Ramizit mbajta 2 persona njeri ishte nje oficer i nderlidhjes dhe tjetri nje person qe e njifja qe nga koha kur isha student i mjeksise. Ngaqe ne posten e policise nr 10 qellonte te isha shpesh “mysafire “pas sherreve e aventurave te ndryshme, ky personi qe ishte shoqerues i Ramizit, per arsyen se kishte njofje me nje bashkevuajtes timin, qe ishim te ndaluar te dy ne posten 10 te policise tek shkolla e bashkuar pas nje sherri, na shpetoj te dyve nga futja ne biruce per nja dy nete e nje dru i mire qe na priste. Vitet kaluan e rasti e solli qe une t’ja ktheja “borxhin “ketij personi duke e mbajtur si shoqerues ne grupin qe ruante Berishen edhe pse porosia ishte qe te mos mbaja asnje nga grupi i shoqerimit te Ramizit. E mbajta afer kete person dhe mesova ndonje gje nga pervoja e tij.

Rreth nje vit me vone pas disa konflikteve me Berishen, dhashe dorheqjen nga Komandant i grupit te shoqerimit dhe sipas porosise se Berishes qe te zgjidhja nje njeri qe besoja ne vendin tim, ja sygjerova kete personin qe kishte punuar edhe me Ramizin ne vendin tim. Dhe ky vazhdoi punen si shef i sigurise se Berishes, deri sa ne nje nate ne hyrje te Fushe Krujes, me makinen tipo te grupit te shoqerimit, perplasi per vdekje dy persona me biçiklete. Nuk beri asnje dite burg, se dihet kur je me detyre ne shtetin tone edhe kur shkakton viktima, fajtori gjithmone eshte viktima. Te themi te verteten pas ketij aksidenti me pasoje vdekjen e dy personave, ky kolegu im edhe nga brejtja shpirterore edhe nga qendrimi i Berishes dha dorheqje pergjithmone duke u larguar ne Amerike. E solla kete shembull, duke u nisur nga rasti i fundit i aksidentit me pasoje vdekjen e nje qytetari te shkaktuar nga deputeti, Aqif Rakipi.

Do jete ne nderin e tij qe pas ketij aksidenti te leje mandatin e debutetit dhe te kthehet ne jeten e tij private, sepse eshte nje barre e rende te futesh ne ndertesen e Parlamentit me nje viktime mbi supe, e shkatuar qofte edhe nga nje aksident ku viktima mund te jete edhe fajtor. Ja them kete Qifes edhe ngaqe e njof dhe ai e njef kete personin qe dikur ka punuar me mua, dhe i ndodhi e njejta fatkeqesi si atij.

/Gazeta Express/

    Data: 13 Gusht 2017 18:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera