Kthehu lart

Sërish reshje në Shqipëri, kujdes gjatë pasdites

Sërish reshje në Shqipëri, kujdes gjatë pasdites GazetaExpress

Mbi territorin e Shqipërisë sot do ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja dhe orët vijuese sjellin fuqizim të vranësirave dhe rrebeshe të shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Mbrëmja vijon me rrebeshe të përkohshme shiu, në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë më një rënie prej 1 – 2°C, në vlerat termike të mëngjesit dhe mesditës.

Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi deri 2 ballë.

    Data: 17 Prill 2018 08:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera