Kthehu lart

Sekuestrohet gomonia në Shëngjin, dyshohet se do transportonte drogë

Sekuestrohet gomonia në Shëngjin, dyshohet se do transportonte drogë GazetaExpress

Një gomone e cila dyshohej se do të përdorej për trafik droge është ndaluar në brigjet e Shëngjinit.

Sipas informacioneve të para gomonia është pikasur nga policia kufitare në afërsi të portit rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës (13 gusht 2017).

Pranë saj janë gjetur rreth 30 bidonë me benzinë dhe një automjet. Policia ka ndaluar dy persona të cilët ndodheshin në gomone. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik droge dhe hetimet janë përqëndruar në këtë pistë.


    Data: 13 Gusht 2017 09:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera