Kthehu lart

Sekuestrohen 1 kg kokainë në Qafë Thanë

Sekuestrohen 1 kg kokainë në Qafë Thanë GazetaExpress

Një sasi e madhe kokainë është sekuestruar ditën e sotme nga policia gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër në afërsi të territorit maqedonas.   

Siç bëhet me dije nga policia, sasia e kokainës e sekuestruar është rreth 1 kg e 144 g kokainë, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjë person për drogën në fjalë.

"Më datë 17.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit." informon policia e Korçës. 

/GazetaExpress/ 

    Data: 17 Prill 2018 15:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera