Kthehu lart

"Saiti ishte njeri, jo kafshë. Pse u lirua deputeti?", fjalët prekëse të vëllait të tregtarit që u shtyp nga makina

"Saiti ishte njeri, jo kafshë. Pse u lirua deputeti?", fjalët prekëse të vëllait të tregtarit që u shtyp nga makina GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 12:44

Ngjarjen që ka ndodhur me njeriun e tyre të afërt dhe me personin që shkaktoi aksidentin fatal të tij, vëllai e babai i Sait Sorrës e kanë mësuar vetëm nga mediat.

Ata thonë se deri pasi kanë tërhequr trupin nga morgu, askush nuk i ka kontaktuar për të marrë edhe versionin e tyre për ngjarjen. Pasi dëshmitarë të aksidentit kanë qenë edhe të afërmit e 54-vjeçarit.

Po presim çfarë do të vendosë Policia e Prokuroria. Pastaj do të flasim. Por është pa logjikë që të lihet i lirë një njeri që i mori jetën një tjetri. Ai vrau një njeri, nuk ishte kafshë vëllai im. Pse është deputet, dënimin duhet ta marrë si gjithë njerëzit e tjerë”, shprehet vëllai i viktimës. 

Nga ana tjetër, djali i tregtarit tregon se ende nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur dhe lirimi i shkaktarit të aksidentit i duket e pabesueshme, raporton panorama.

    Data: 13 Gusht 2017 12:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera