Kthehu lart

Ruli: Basha thjesht kryetar, jo lider, me Berishën jemi...

Ruli: Basha thjesht kryetar, jo lider, me Berishën jemi... GazetaExpress

Ish-ministri Genc Ruli ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe rolin e Bashës si kryetar të saj.

Ruli tha në “Studio e Hapur” në “News 24” se PD është në një situatë si ajo loja e futbollit që e nis duke ndjekur topin dhe përfundon duke ndjekur arbitrin.

“Sot PD e shoh të dobët. Nuk ka vizion. Në mënyrë alegorike, është si puna e lojtarëve që gjuajnë topin, por nuk e ndjekin për të bërë gol”, tha Ruli.

E ndërsa për kreun e saj Lulzim Basha ai tha:

“Kryetar është, por puna është sa je lider. Lider është një cilësi tjetër. Kam pasur vërtet shpresën që vërtetë nga një kërcim aq I papritur nga një numër dy apo numër tre në numër 1 nuk është e lehtë. Njeriu edhe parapërgatitet për partinë  që merr e drejton. Sidomos kur kjo parti është dominuar për 25 vjet vetëm nga një lidership, nga një individ.”

Cili është raporti juaj me Sali Berishën?

Deri sa jam larguar nga politika nuk kam më, por me të unë i kam pas gjithmonë marrëdhëniet politike si dy njerëz në PD. Ai si kryetar unë si një personalitet në PD. Në qeverisje kemi pasur pozicione edhe të konfliktit. Sot takohemi shumë rastësisht. Politika nuk hyn më fare mes nesh.

Cfarë emri do ti vinit marrdhënies me Berishën?

Marrëdhënie tipike politike, pro pak atipike për kulturën politike shqiptare. Sot jemi mësuar me servilizma. Por unë nuk kam patur marrëdhënie vasiliteti, ndoshta edhe nga karakteri im. Në politikë nuk ka miqësi, por ka nevojë reciproke.

Zgjedhja e Markut

Ruli: Nuk e marr parasysh fare ambasadorin Lu, e njoh shumë mirë kushtetutën dhe…

Ish-ministri Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës  Genc Ruli ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurores Marku dhe mbështetjen e zgjedhjes së saj nga ambasadori i SHBA.

Ruli nga “Studio e Hapur” në “News 24” the se nuk i referohet fare ambasadorit amerikan, duke qenë se e njeh shumë mirë Kushtetutën, duke qenë edhe pjesë e krijimit të saj.

“Nuk e marr para sysh fare ambasadorin Lu. Nuk e marr për pikë referencë këtë gjë. Mua më mjafton arsyeja dhe logjika ime dhe e atyre që e njohin sistemin kushtetues, si ndërtohet dhe si operon.

Kushtetuta dhe modeli i drejtësisë shqiptare do të jenë njëlloj të kompesuara me elementin e veçantive që kemi ne. Ku është fatal pushteti i kreut të maxhorancës dhe kryeministrit.

A është Genc Ruli një “peshk i madh”? Ja si përgjigjet ish-ministri

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, ku ka folur për privatizimin e CEZ.

Drejtuesja e emisionit “Studio e hapur”, Eni Vasili pyeti ish-ministrin e PD edhe sa i takon një termi mjaft të komentuar muajt e fundit, “kapja e peshqve të mëdhenj”.

Do ishit ju një peshk i madh?

Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka, unë njoh vetëm peshqit që ha në tigan.

    Data: 13 Shkurt 2018 23:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera