Kthehu lart

Rruga e Kombit zhytet në të bardhën e borës! Kujdes në këto akse

Rruga e Kombit zhytet në të bardhën e borës! Kujdes në këto akse GazetaExpress

Reshjet e dëborës në Qarkun e Kukësit vijojnë me intensitet. Vështirësi janë krijuar në akset kombëtare, veçanërisht në rrugën e Kombit.

Reshjet e dëborës po shoqërohen me erë të fortë. Firma kontraktore e mirëmbajtjes së rrugës thotë se ka vënë në punë të gjitha kapacitet në mjete e punonjës për mbajtjen në gatishmëri të rrugës së Kombit.

Mjetet po hedhin kripe.

Nuk kanë munguar edhe aksidentet, por pa pasoja.

Aktualisht të gjitha akset nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit qarkullohen normalisht.

Në rrugën e Kombit së bashku me firmat kontraktore me makineritë e tyre, po qarkullon edhe policia e cila këshillon shoferët që të bëjnë kujdes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë.

Problematike situata pritet të jetë gjatë natës, ku pas temperaturave nën zero do të ketë dhe ngrica./Top Channel

    Data: 25 Shkurt 2018 20:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera