Kthehu lart

Rrëfimi i Mirush Kabashit do ju bëjë të reflektoni: Mu duk vetja milingonë para tij...

Rrëfimi i Mirush Kabashit do ju bëjë të reflektoni: Mu duk vetja milingonë para tij... GazetaExpress

Aktori i njohur Mirush Kabashi, i ftuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24, vlerësoi iniciativat e ndërmarra për t’i ofruar ndihmë njerëzve në nevojë.

Kabashi u shpreh se shqiptarët e kanë treguar humanizmin e tyre, dhe se Nënë Tereza s’është rastësisht shqiptare.

Në studion e emisionit aktori rrëfeu një histori prekëse që i kishte ndodhur me një adoleshent që lëvizte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.

“Kam pasur një problem timin dhe isha në Dajt. Duke ecur, dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe thërriste: ” O xhaxhi, xhaxhi…”. I thashë nuk kam para të vogla, dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste. Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë. Më tha se më kishte parë në një film. Më besoni  që mu duk vetja milingonë në atë moment. Pra kur të vijë çështja për ndihmë, ne duhet të japim për të tjerët.”

    Data: 25 Shkurt 2018 18:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera