Kthehu lart

“Rihapet dosja e Azem Hajdarit”, kërkesa e Izet Haxhisë

“Rihapet dosja e Azem Hajdarit”, kërkesa e Izet Haxhisë GazetaExpress

Pak ditë pas u ekstradua nga Turqia, ish- truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ka bërë kërkesë për rihapjen e dosjes së Azem Hajdarit

Ka qenë avokati i Haxhisë, Fran Dashi ai që ka paraqitur kërkesën për rivendosjen në afat të ankimimit ndaj vendimit për Izet Haxhinë.

“Edhe Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë në vitin 2001 ka deklaruar largimin e të pandehurit, duke caktuar avokat kryesisht dhe duke bërë gjykimin në mungesë në të gjitha shkallët e gjykimit. Ne kemi besimin e plotë se çështja do të shkojë drejt rihapjes”, tha avokati Dashi.

Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 19 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit.

Por ai asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e bëra ndaj tij./Gazeta Express

    Data: 17 Maj 2018 12:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera