Kthehu lart

Raporti i KLSH: Bashkia e Fierit ka shkaktuar një dëm prej 51.3 milionë lekësh

Raporti i KLSH: Bashkia e Fierit ka shkaktuar një dëm prej 51.3 milionë lekësh GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 17:50

Një sërë veprimesh në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike dhe në vlerësimin e ofertave ekonomike kanë sjellë një dëm të madh në buxhetin e shtetit, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit bën përgjegjës Bashkinë e Fierit.

Në auditimet e bëra nga KLSH dhe rezultatet e publikuara në raportin e saj përfundimtar, dilet në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga Bashkia Fier është 51.3 milionë lekë. Sipas raportit, Bashkia e drejtuar nga ish deputeti socialist Armando Subashi ka kryer gjithashtu shpenzime me efekte negative në një vlerë prej 29,4 milionë lekësh.

Për shkeljet e gjetura, KLSH ka kallëzuar penalisht në prokurori 3 shtetas që kanë abuzuar me detyrën e tyre. Për të përmirësuar këtë situatë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar një sërë masash me karakter organizativ për të eliminuar praktikat që kanë sjellë impakt negavit në buxhet./Gazeta Express

    Data: 13 Gusht 2017 17:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera