Kthehu lart

Raporti i KE-së për Shqipërinë, Ngjela: Do zbulohet korrupsioni kryeministror

Raporti i KE-së për Shqipërinë, Ngjela: Do zbulohet korrupsioni kryeministror GazetaExpress

Sot pasdite pritet që Komisioni Evropian të japë dritën jeshilë për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Por për ish- ministrin Spartak Ngjela ky raport do të nxjerrë në pah shumë të vërteta të hidhura për politikën shqiptare dhe aq më tepër për atë që ai e quan korrupsion kryeministror.

Sipas tij sot do të shohim gëzimin e shqiptarëve dhe shqetësimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar.

Reagimi i Spartak Ngjelës

Sipas të dhënave paraprake, raporti i Komisionit Europian godet ashpër sot Rexhep Taip Erdoganin si antidemokrat.

Do të jetë e rëndë për korrupsionin kryeministror shqiptar. Çdo bëjë Rama dhe Saliu???

Do të kemi shumë njoftime dhe lajme të tilla. Dhe do ta shohim shqetësimin e të korruptuarve.

Nuk duhet të shkojnë më tej me marrëzitë e tyre këta të korruptuar.

Tani mund të thuhet se është, hetuar gjithçka – edhe korrupsioni në të gjitha aspektet e tij dhe për të gjithë pushtetarët; por edhe shitjet e interesit kombëtar.

Sot do shohim këtë shfaqe: gëzimin e shqiptarëve dhe shqetësimin mërzitor të korrupsionit të lartë./Gazeta Express

    Data: 17 Prill 2018 14:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera