Kthehu lart

Rama vë në krye të AKU drejtorin "këmbësor". Tek OST zgjedh "tezgjahun"

Rama vë në krye të AKU drejtorin "këmbësor". Tek OST zgjedh "tezgjahun" GazetaExpress

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për emërime abuzive në administratë.

Pak kohë më parë u shkarkua Dritan Sejko i Autoritet Kombëtar të Ushqimit, dhe Rama emëroi Agim Ismajli. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Braimllari tha se drejtori i ri I AKU-së ka mbaruar për ushtri.

“Ndjej keqardhje kur shikoj Kryeministrin e vendit që bën sot detyrën e shefit të ofiçinës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë. Para se të na tregojë ato emërimet duhet të na tregojë që drejtori i ri i OST-së ka arsimim për tekstile. Se çfarë lidhje ka Tezgjau me Energjetikën vetëm ky e di. Para se të na flasë për emërime duhet të na tregojë mbi faktin se pse emëroi në krye të AKU-së një drejtor i cili kishte mbaruar për këmbësori. Çfarë lidhje ka këmbësoria me AKU-në, vetëm ky e di. Sot del e bën show lart e poshtë dhe gjyqe publike por harron se ato emërime i ka bërë vetë. Është ky që ndërtoi këtë sistem të shpifur që po i pi gjakun shqiptarëve. Emëron në administratë njerëz me probleme me ligjin të cilët akuzohen për korrupsion, të cilët janë të paaftë, nuk njohin ligjin, nuk njohin elementët më fillestarë të funksionimit të administratës. Po lenë nam nëpër zyra sepse ato përfaqësojnë oligarkinë dhe nuk janë aty për t’i shërbyer qytetarëve por për të mbyllur punët e oligarkisë”, tha deputeti i LSI-së në seancën e sotme plenare në Kuvend.  

/Gazeta Express

    Data: 13 Tetor 2017 14:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera