Kthehu lart

Rama u bën premtimin banorëve të Torovicës, ka dhe një bonus për mjekët që punojnë në spitalet rajonale

Rama u bën premtimin banorëve të Torovicës, ka dhe një bonus për mjekët që punojnë në spitalet rajonale GazetaExpress

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama është ndalur në një nga çështjet për të cilën banorët e Torovicës.

Duke vënë theksin tek investimet në infrastrukturë, e konkretisht në rrugët e Qarkut të Lezhës, kryeministri Rama u ndal tek rruga e Torovicës.

Ata që kishin marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë po stimulohen duke bërë protesta. Duke qenë se në vend që ta bënin rrugën, i bënë atë që nuk duhet, tani po ndjekin rrugën e protestave, dhe na e lanë ne ta bëjmë rrugën e Torovicës. I përshëndes”, u shpreh Rama.

Ai ka bërë me dije edhe një tjetër vendim që ka të bëjë pikërisht me mjekët që do të pranojnë të punojnë në spitalet rajonale.

"Ndërkaq kemi marrë një vendim të rëndësishëm, për bonus për mjekët që do të pranojnë të shkojnë të punojnë në spitalet rajonale. Deri në 2.5 mln lekë të vjetra mbi rrogë”, tha kreu i Qeverisë. /Gazeta Express/

    Data: 12 Janar 2018 17:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera